Gazetarja e RTK-së në shënjestër të pushtetit – reagon babai i saj, Shaqir Foniqi: Je ashtu siç kam ëndërruar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja e RTK-së në shënjestër të pushtetit – reagon babai i saj, Shaqir Foniqi: Je ashtu siç kam ëndërruar

    Insajderi
    29 July 2025 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një interviste ku i drejtoi pyetje të drejtpërdrejta një deputetes së pushtetit, Fitore Pacollit gazetarja e RTK-së Blerta Foniqi-Kabashi është bërë cak i sulmeve të koordinuara nga zyrtarë dhe përkrahës të mazhorancës.

    Kritikat e organizuara ndaj saj kanë nxitur reagime në opinionin publik dhe brenda komunitetit gazetaresk.

    Në mbrojtje të saj ka dalë edhe babai i saj, gazetari me përvojë shumëvjeçare Shaqir Foniqi, i cili ka shprehur publikisht krenarinë për vajzën e tij.

    “Blerta ashtu siç e kam ëndërruar: Gazetare e vyrtytshme, dmth: profesioniste, dinjitoze, e guximshme, misionare dhe krenare. Mburrem me ty bijë!” – ka shkruar ai.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shokuar me sulmin e paprecedent, “personal dhe shumë të rrezikshëm të deputetes së partisë politike, Vetëvendosje, Fitore Pacolli kundër gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi”./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark