Insajderi
Lajme

Ky është menaxheri i Western Union që dyshohet se u hapi derën mashtruesve për skemën me identitete të vjedhura

Insajderi
29 July 2025 - 10:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është menaxheri i Western Union që dyshohet se u hapi derën mashtruesve për skemën me identitete të vjedhura
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i rëndë ka ndodhur në degën e Western Union në fshatin Piranë të Prizrenit, ku menaxheri i pikës, dyshohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi me pasoja të mëdha financiare.

Ai dyshohet se ka lejuar në mënyrë të kundërligjshme tërheqjen e shumave të parave në emër të personave të tretë, pa prezencën apo dijeninë e tyre, duke shkelur protokollet zyrtare të sigurisë të Western Union.

Sinjali mëson se menaxheri i pikës është Muharrem Morina, 63 vjeç.

Tërheqjet janë kryer nga persona që tashmë figurojnë si të dyshuar në rast, përkatësisht Mërgim Gashi, Sebahudin Ibrahimi, Qendrim Ibrahimi dhe Shkëlzen Ibrahimi.

Të dy viktimat, L. L. dhe F. V., janë paraqitur si ankues në rast, pasi në emër të tyre janë kryer transferta ndërkombëtare që ata nuk i kanë autorizuar, e që dyshohet se janë përvetësuar përmes pikës së menaxhuar nga Morina.

Hetimet janë duke u udhëhequr nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Prizren, e cila ka nisur zyrtarisht procedurën penale ndaj Morinës për veprën “Keqpërdorim i besimit”, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim për të siguruar edhe identifikimin dhe procedimin penal të pjesëtarëve tjerë të kësaj skeme kriminale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark