
Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë jehonë dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit, duke e paraqitur si një sukses të radhës të shtetësisë dhe funksionalitetit institucional në atë pjesë të Kosovës.
Por, ky angazhim i FSK-së u bë në kuadër të një operacioni kërkimi pas raportimeve se një 33-vjeçar dyshohet të jetë mbytur të dielën pasdite në Liqenin e Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.
Ekipet e FSK-së u angazhuan në kërkimin e trupit në zonën e liqenit, ndërsa ngjarja ka nxitur reagime të ndryshme në opinion, sidomos për mënyrën se si Vetëvendosje po e shfrytëzon këtë rast për të promovuar praninë institucionale në veri.
Kërkimet për trupin ende po vazhdojnë.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…