Vesa fshin fotot me Mirlindin, zbulohet se çka ka ndodhur - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Vesa fshin fotot me Mirlindin, zbulohet se çka ka ndodhur

    Insajderi
    29 July 2025 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej kohësh, lidhja mes Vesa Vllasaliu dhe futbollistit të njohur Mirlind Daku ka qenë në qendër të vëmendjes.

    Dyshja janë shfaqur shpesh në momente të përbashkëta romantike, dhe ndjekësit e tyre kanë krijuar një simpati të veçantë për çiftin.

    Por së fundmi, fansat vunë re një ndryshim: fotot e përbashkëta janë zhdukur nga Instagrami i Vesës. Në një “Q&A” me ndjekësit, dikush e pyeti hapur:

    “Pse i ke heq fotot me të dashurin?”

    Dhe përgjigja e saj nuk vonoi:

    “Pa arsye vallah. Nëse qes apet në Highlight e qes me fytyr t’vet. Po s’du se po mi marrin msysh djalit (hajgare pak).”

    Pra, nuk ka ndarje në horizont – përkundrazi, Vesa me stilin e saj të njohur thumbues dhe të drejtpërdrejtë, bëri të qartë se lidhja me Dakun vazhdon si më parë, thjesht… me më pak “ekspozim” publik.

    E duke qenë se Mirlindi është një nga lojtarët më të komentuar të kombëtares shqiptare dhe me një karrierë që po ngjitet me shpejtësi, s’është çudi që Vesa dëshiron ta ruajë dashurinë nga “sytë e keq”.

    Epo, ndonjëherë më mirë “highlights” pa fytyrë sesa dashuri me energji të këqija!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark