Hetimet për Rezervat shtetërore, ish- sekretari i MINT po intervistohet në Prokurorinë Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hetimet për Rezervat shtetërore, ish- sekretari i MINT po intervistohet në Prokurorinë Speciale

    Insajderi
    29 July 2025 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-sekretari në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur sot për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.

    Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.

    “Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Rezervat shtetërore’. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë”, deklaroi Luta.

    Lipovica nuk është emri i vetëm që lidhet me këtë rast. Në vitin 2023, Prokuroria kishte arrestuar tre persona – Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi – të cilët dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënie ndihme në kryerjen e kësaj vepre penale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark