Javë vendimtare për Ademola Lookman tek Inter - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Javë vendimtare për Ademola Lookman tek Inter

    Insajderi
    29 July 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tek Inter janë të gjithë në pritje të Ademola Lookman. Sulmuesi nigerian ka gjetur gjuhën e përbashkët me zikaltërit dhe duket se kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

    Në ambientet e Lega Calcio do të zhvillohet takimi mes drejtuesit të lartë zikaltër, Beppe Marotta, dhe administratorit të deleguar të Atalantës, Luca Percassi. Sipas raportimeve në mediat italiane, Interi është gati të ofrojë 43 milionë euro, plus 2 milionë të tjerë në formë bonusesh. Një ofertë e mirë, por që mbetet ende larg kërkesës së Atalantës, e cila ngulmon se nuk mund të lë të lirë lojtarin me më pak se 50 milionë euro. Bergamaskët nuk kanë dëshirë për negociata pasi janë të sigurt për vlerën e Lookman ndërsa Marotta do të përpiqet të bindë Percassin.

    Zikaltërit i kanë lënë kohë që marrëveshja të finalizohet brenda kësaj jave dhe nëse nuk arrihet, Interi do të orientohet drejt një profili tjetër për të përforcuar repartin ofensiv. Ndërkohë, Atalanta duket se e sheh larg Lookman nga projekti i saj dhe po punon për ta zëvendësuar me Federico Chiesa-n, që gjithashtu, preferohet shumë nga Napoli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark