Tre të arrestuar për nëntë raste vjedhjesh në Gjakovë - Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të arrestuar për nëntë raste vjedhjesh në Gjakovë – Policia jep detaje

    Insajderi
    29 July 2025 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në një varg vjedhjesh të rënda në Gjakovë.

    Sipas njoftimit, Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Gjakovë ka identifikuar dhe arrestuar sot, më 29 korrik 2025, tre persona – dy të rritur dhe një të mitur – me inicialet V.B. dhe I.C., të cilët dyshohen për përfshirje në nëntë raste të vjedhjeve.

    Sipas policisë, cak i këtyre vjedhjeve ishin kabllot elektrike dhe pajisjet e punës në objekte të ndryshme në ndërtim e sipër. Dëmi material i raportuar është i konsiderueshëm.

    Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, si dhe në ofrimin e sigurisë për qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark