
Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur ta gjejnë trupin e viktimës, Rrahim Latifi, 33-vjeçarit që humbi jetën para dy ditësh në Liqenin e Ujmanit.
FSK në kuadër të misionit të kërkim-shpëtimit bashkë me trupat e KFOR’it kanë shkuar tek Liqeni i Ujmanit për ta kërkuar trupin e të ndjerit.
I ndjeri dyshohet se kërceu nga ura e Ujmanit dhe nuk doli më nga uji.
Lidhur me këtë ka njoftuar edhe faqja e FSK’së, duke thënë se pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.
“Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.
Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme“. /Insajderi.org/