"I munda, i mundi sërish – vazhdojmë +4” - Ramiz Lladrovci reagon sërish pas përjashtimit nga gara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “I munda, i mundi sërish – vazhdojmë +4” – Ramiz Lladrovci reagon sërish pas përjashtimit nga gara

    Insajderi
    29 July 2025 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të PDK-së për të mos e kandiduar atë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka kërkuar qetësi nga qytetarët, duke u shprehur se do të vazhdojë përkrah tyre, pavarësisht situatës së krijuar.

    “Qytetarë të nderuar, pas shumë mesazheve për veprim ndaj situatës së krijuar me postime të porositura, kërkoj nga të gjithë qetësi dhe dashuri. Bedelët me letra e pa letra, me ndonjë përjashtim, në zgjedhjet e kaluara ishin bashkë kundër meje. I munda dhe i mundi sërish”, ka shkruar ai.

    Lladrovci shtoi se tashmë, sipas tij, janë zbuluar edhe “fytyrat e dhjetëshes së parë” dhe paralajmëroi vazhdimin e përballjes politike.

    “Me qytetarët do t’ua tregojmë vendin, keqbërësve dhe bedelëve. Vazhdojmë, +4!”, shkroi ai.

    PDK për zgjedhjet e 12 tetorit në Drenas e ka kandiduar kësaj radhe, Petrit Hajdarin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark