Copenhagen respekton ligjet e Kosovës, largon sponsorin nga fanellat – gjiganti danez tregon edhe numrin e tifozëve të tyre në Prishtinë - Insajderi
×
  • Sport
  • Aktuale

    Copenhagen respekton ligjet e Kosovës, largon sponsorin nga fanellat – gjiganti danez tregon edhe numrin e tifozëve të tyre në Prishtinë

    Insajderi
    29 July 2025 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drita dhe Copenhagen do të përballen në ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.

    Ndeshja e parë e zhvilluar në kryeqytetin danez i takoi Copenhages me rezultat 2-0, derisa Drita sonte me fillim nga ora 20:00 do të synojnë mrekullinë.

    Klubi danez FC Copenhagen ka respektuar legjislacionin e Kosovës duke hequr logon e sponsorit Unibet nga fanellat për ndeshjen e sontme në Prishtinë, pasi reklamat për bastet janë të ndaluara me ligj në vend.

    Skuadra do të luajë me fanellën e tretë, në ngjyrë të gjelbër, për herë të gjashtë këtë sezon, një fanellë që u përdor fillimisht në ndeshjen ndaj Dinamo Minsk në Azerbajxhan, po ashtu pa logon e sponsorit.

    Përkundër njoftimit të shkurtër për ndeshjen në mes të pushimeve verore, rreth 75 tifozë të Copenhages kanë blerë bileta për të mbështetur ekipin në stadium.

    Klubi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen. “Një falënderim i madh për afërsisht 75 tifozët tanë që do të jenë me ne sonte në Prishtinë”, ka shkruar klubi danez. /Telegrafi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark