Djali i Jakup Krasniqit kritikon pushtetin aktual: Logjika “unë jam i mirë, e ju të këqij” nuk qëndron - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Jakup Krasniqit kritikon pushtetin aktual: Logjika “unë jam i mirë, e ju të këqij” nuk qëndron

    Insajderi
    29 July 2025 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Altin Krasniqi, i biri i Jakup Krasniqit, i cili është edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thumbuar pak partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

    Krasniqi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ka pasur mundësinë që t’i bashkohej cilëso parti, por që, siç u shpreh ai, logjika “unë jam i mirë, e ju të këqij” s’qëndron, shkruan Insajderi.

    Unë në politikë dhe në PDK kam hyrë pa ndjekur interesin personal. Edhe pse jam sulmuar për këtë, kam besuar në një qëllim më të madh, në interes të vendit dhe qytetarëve. Po të kisha menduar për veten, nuk do të isha bashkuar me PDK-në. Si djali i Jakup Krasniqit, kam pasur mundësinë t’i bashkohesha cilësdo parti.

    Por logjika “unë jam i mirë, e ju të këqij” apo “ose jeni përkrahës, ose armiq” brenda një partie, por edhe më gjerë, nuk qëndron, sepse dihet kush ka pasur pushtet dhe kush e ka. Për sa kohë mendojmë dhe veprojmë në këtë mënyrë, nuk do të meritojmë më mirë se çfarë kemi sot. Sepse vetë i zgjedhim ata që na përfaqësojnë dhe vetë jemi pjesë e asaj që krijojmë.

    Unë nuk kam asnjë interes personal, as se kush fiton, as se kush humb. Interesi im i vetëm është qytetari dhe vendi im”, thuhet në postimin e Krasniqit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark