“BALFIN Group” i Samir Manes blen godinën ikonike në “zemër” të Vjenës - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    “BALFIN Group” i Samir Manes blen godinën ikonike në “zemër” të Vjenës

    Insajderi
    29 July 2025 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni i njohur shqiptar, Samir Mane, ka njoftuar blerjen e një prej godinave më ikonike në Vjenë të Austrisë.

    Ndërtesa historike, që daton që prej 1872-it dhe dikur një nga hotelet e para luksoze të qytetit, tashmë është 100% në pronësi të BALFIN Group, një nga grupet më të mëdha investuese në rajon, i themeluar nga Mane.

    Ky objekt nuk është vetëm pjesë e trashëgimisë arkitekturore austriake, por një simbol i historisë, qëndrueshmërisë dhe transformimit,” shkruan Mane në një postim në Instagram.

    Ai thekson se vizioni i BALFIN Group është ta rikthejë ndërtesën në lavdinë e saj, duke ruajtur vlerat artistike dhe kulturore, por njëkohësisht duke e transformuar në një hapësirë moderne që i përgjigjet nevojave të reja të qytetit. “Çdo detaj do të trajtohet me kujdes dhe qëllim të qartë,” shton ai.

    Sipas Manes, ky investim përfaqëson një hap tjetër në misionin afatgjatë të grupit për investime inteligjente dhe me ndikim pozitiv në mbarë botën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark