Tre të lënduar, tre të arrestuar- Detaje të reja pas rrahjes brutale mes tifozëve të Dritës dhe Kopenhagës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të lënduar, tre të arrestuar- Detaje të reja pas rrahjes brutale mes tifozëve të Dritës dhe Kopenhagës

    Insajderi
    29 July 2025 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq tret ë tjerë janë arrestuar e disa të tjerë janë shoqëruar pas një rrahjeje mes tifogrupit “Intelektualët” dhe tifozëve të Kopenhagës tek “Kafet e Rakisë” në Prishtinë.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi Enis Pllana, Zyrtar për Informim për Kryeqytetin në Policinë e Kosovës.

    “Sot rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka vënë situatën nën kontrollë, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policor”, ka thënë ai për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark