"KFOR meriton respektin e të gjithëve"- Propaganda me Liqenin e Ujmanit, Vetëvendosjes i vjen edhe një kritikë nga Franca - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “KFOR meriton respektin e të gjithëve”- Propaganda me Liqenin e Ujmanit, Vetëvendosjes i vjen edhe një kritikë nga Franca

    Insajderi
    29 July 2025 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje përveçqë është kritikuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka marrë kritika edhe nga ajo e Francës.

    Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot, ka deklaruar se KFOR-i Meriton respektin e të gjithëve nga të gjithë akterët në rajon, shkruan Insajderi.

    “Franca mbështet plotësisht KFOR-in dhe Komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurimin e sigurisë për të gjithë. Meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike”, ka deklaruar ai.

    Gjithashtu, ai ka shprehur “respekt për mediat që kanë raportuar me saktësi mbi rolin e KFOR-it në përpjekjet për të rikuperuar trupin e personit të zhdukur nga Liqeni i Gazivodës”.

    Gjetja e trupit të Rrahim Latifit nga trupat e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) mori një kahje tjetër. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, tentoi ta paraqiste si sukses të tyre, duke thënë se FSK’ja për herë të parë po futet në veri.

    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndau disa foto në faqen zyrtare të tij në Facebook, duke fshehur fotot cilat tregonin se automjetet e FSK-së që ishin të shoqëruara nga automjete të KFOR-it. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark