
Kopenhaga siguroi kualifikimin në raundin e tretë të eliminatorëve të Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje, ku eliminoi kampionin e Kosovës, Dritën.
Pas ndeshjes, sulmuesi danez Andreas Cornelius, i cili shënoi golin e fitores 1:0 në Prishtinë, tha se futbollistët e Dritës e nisën me 180 në orë ndeshjen.
“Kishte shumë entuziazëm. Ata e nisën me 180 në orë dhe morën edhe një karton të kuq. Kishte shumë entuziazëm, dhe kjo është ajo që ata dinë ta bëjnë. Por mendoj se i rezistuam mirë”, tha Andreas Cornelius për FCK TV pas ndeshjes.
Siç shkruan sot mediumi danez Campo.dk, ekipi kampion i Danimarkës luajti në një stadium të vogël në Kosovë, “i cili ka pak ngjashmëri me stadiumet me të cilat është mësuar Cornelius në Danimarkë”.
Sulmuesi tha se stadiumi kishte sharmin e vet dhe se kishte ngjashmëri me video-lojën Call of Duty.
“[Stadiumi] ka sharmin e vet me këtë arkitekturë të vjetër sovjetike. Pas nesh është një ndërtesë e madhe dhe e këndshme që duket si diçka nga Call of Duty”, tha ai.
Në raundin tjetër të kualifikimeve, Kopenhaga do të përballen me fqinjët suedez të Malmo FF ose me RFS nga Letonia. Suedezët fituan ndeshjen e parë 4-1.
Ndërsa, Drita do të përballet me humbësin e duelin Shkëndija-FS Steaua Bukuresht. Ndeshja e parë përfundoi 1-0 për Shkëndijën, ndërsa dueli i kthimit zhvilloset sot në mbrëmje.