Arrestimi i Hazir Hoxhës pasi ngacmoi Fitore Pacollin, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i Hazir Hoxhës pasi ngacmoi Fitore Pacollin, policia jep detaje

    Insajderi
    30 July 2025 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hazir Hoxha është arrestuar nga policia. I njëjti po dyshohet se ka ngacmuar Fitore Pacollin. Insajderi,ka raportuar se i njëjti ka thirrur shumë herë deputeten Fitore Pacolli.

    Lidhur me rastin edhe policia ka dhënë detaje.

    Enis Pllana zëdhënës i rajonit të Prishtinës, tha për Gazetën Insajderi se Hazir Hoxha u denoncua në polici pas thirrjeve telefonike dhe shqetësimit në rrjete sociale.

    “Me datë 29.07.2025, ankuesja ka denoncuar në polici se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga një i dyshuar. Hetimet e përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, menjëherë kanë trajtuar rrethanat e denoncuara, me ç’rast pas identifikimit dhe intervistimit kanë arrestuar të dyshuarin”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Ndaj të njëjtit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është inicuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ngacmim” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha po ashtu ishin përplasur keq gjatë një emisioni drejtpërdrejt.

    Pacolli kishte kërkuar nga Hoxha të tregojë se kush e ka paguar atë për të shpifur ndaj saj, ndërsa Haziri i ishte përgjigjur duke i thënë se ai është misionar dhe jo mercenar.

    Në qoftë se Hazir Hoxha e ka marrë një cent prej dikujt kurrë jeta ime mos qoftë.. e fëmijëve të mi. Unë jam misionar, nuk jam mercenar. Mosmë ofendo..”, ka thënë Hoxha në Tëvë1.

    Tutje, Pacolli ka insistuar nëse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është personi që i ka dhënë para atij për të dalë në publik me akuza të tilla, mirëpo Hoxha ka mohuar një gjë të tillë.

    Unë nuk dalloj parti sepse krimi nuk njeh as parti, as fe, as komb. Të lutem mos e ul veten kaq poshtë”, është shprehur Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark