Xheneta Fetahu për Gjestin: I kam shkruar, kur e kam parë live, më shikonte ... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Xheneta Fetahu për Gjestin: I kam shkruar, kur e kam parë live, më shikonte …

    Insajderi
    30 July 2025 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një live në TikTok, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 Xheneta Fetahu, ka folur hapur për përballjet e saj të pas shout me Gjestin.

    Ajo zbuloi se e ka takuar disa herë, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër.

    “Kur kam kuptuar në çfarë ore ushtron, e kam ndërruar orarin”, tha modelja shqiptare, duke lënë të kuptohet se ka preferuar të shmangë kontaktin e drejtpërdrejtë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    E pyetur për raportin e tyre, Xheneta rrëfeu se i ka dërguar një urim për ditëlindje Gjestit, por nuk ka marrë përgjigje.

    “Ia kam uruar ditëlindjen. Me mesazh, i urova suksese, kaq. Nuk ma ktheu, por çka lidhje ka, ne kemi ngrënë bukë bashkë”, u shpreh ajo.

    Xheneta Fetahu

    Ajo shtoi se, kur janë parë nga afër, Gjestin e ka ndjerë në siklet: “Kur e kam parë live, më shikonte sikur i frikësuar. Ishte gjithmonë me ndonjë dhe i thashë aman, se nuk do e mbys, ka mbaruar Bigu”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark