Zjarri në Shqipëri shkakton dëme miliona euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Zjarri në Shqipëri shkakton dëme miliona euro

    Insajderi
    30 July 2025 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zjarret kanë djegur rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre. Kjo është ndër sipërfaqet më të madha e djegur në dekadën e fundit.

    Në krahasim me vitin 2023, zjarret e rënë këtë vit, pjesa më e madhe e të cilëvë në pjesën e dytë të muajit korrik, kanë djegur një sipërfaqe 5 herë më të madhe.

    Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në mbi 160 milionë euro.

    Vlerësimi për kostot bëhet nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, i cili ka gjurmuar deri më tani 58 vatra të cilat janë përhapur në pyje e kullota.

    Reshjet e ditëve të fundit i kanë shuar pothuajse të gjitha vatrat, por nuk përjashtohet mundësia që edhe muaji gusht të krijojë situata të ngjashme.

    Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Vlora, Shkodra, Dibra, Bulqiza, Librazhdi dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit, kryesisht si pasojë e zjarreve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark