Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

    Insajderi
    30 July 2025 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka pranuar si prova dokumente të dorëzuara nga Departamenti i Sigurisë Shtetërore të Serbisë dhe MUP-i.

    Sipas OVL-së së UÇK-së tha se kjo është edhe një arsye më shumë për të protestuar, pasi sipas tyre, ky është veprim i papranueshëm i Speciales dhe i jep besueshmëri një aparati që ka kryer krime të dokumentuara në Kosovë.

    “Më 7 gusht, në ora 17: 00 protestojmë kundër padrejtësisë! Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së nuk heshtin kur historia provon të rishkruhet nga dokumentet e dhunuesit”, thuhet në reagim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark