Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur

    Insajderi
    31 July 2025 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një vajzë e mitur që ishte raportuar si e zhdukur më 26 korrik në Mitrovicë të Veriut është gjetur e sigurt. 

    Ajo është paraqitur në stacionin policor më 30 korrik, e shoqëruar nga prindi i saj.

    Rasti ishte denoncuar nga familjarët, të cilët kishin raportuar largimin e saj nga banesa pa lënë ndonjë gjurmë.

    “Pas njoftimit, Policia e Kosovës kishte ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore, përfshirë njoftimin e pikave kufitare dhe stacioneve të tjera policore.

    Prokurori i Shtetit kishte urdhëruar inicimin e rastit si “Person i zhdukur”, ndërsa hetimet kishin vazhduar deri në momentin e paraqitjes së saj.

    Policia e Kosovës bëri të ditur se rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt dhe njëherësh u bëri thirrje qytetarëve që në raste të ngjashme të bashkëpunojnë duke raportuar menjëherë çdo rast në numrin emergjent 192, për të mundësuar reagim të shpejtë dhe efikas”. /insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark