Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për grabitje nga dhjetori i vitit të kaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për grabitje nga dhjetori i vitit të kaluar

    Insajderi
    31 July 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 40-vjeçar është arrestuar në orët e para të kësaj së enjte në Prishtinë, nën dyshimin se kishte kryer veprën penale “Grabitja”.

    Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari A.A., është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit rajonal po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.

    “Sot rreth orës 01:00, njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, kanë arrestuar një person në kërkim për një rast të grabitjes që është raportuar me datën 06.12.2024. Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: A.A., mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.

    “Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit rajonal po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndryshe, i dyshuari më 6 dhjetor të vitit të kaluar kishte kryer grabitje në një qendër tregtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark