Largohet nga puna Agim Pllashniku pasi e ballafaqoi deputeten Pacolli - vendimin e nënshkroi njeriu i Vetëvendosjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Largohet nga puna Agim Pllashniku pasi e ballafaqoi deputeten Pacolli – vendimin e nënshkroi njeriu i Vetëvendosjes

    Insajderi
    31 July 2025 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agim Pllashniku, qytetari që pak ditë më parë ballafaqoi publikisht deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, lidhur me 252 mijë eurot e ndara për familjarë të saj, është larguar nga puna.

    Pllashniku ishte i punësuar në Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, e cila drejtohet nga Faruk Mujku i Vetëvendosjes.

    “Z.Agim Pllashniku i shkëputet kontrata e punës me efekt të menjëhershëm nga data e nënshrimit të këtij vendimi”, thuhet në vendim përcjell Insajderi.

    Avokati i tij, Gent Gjini, ka bërë të ditur se kontrata e punës i është ndërprerë pa paralajmërim, menjëherë pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj Pacollit.

    “Skandal si në Korenë e Veriut. I ndërpritet marrëdhënia e punës Agim Pllashnikut, pikërisht pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj Fitore Pacollit dhe pas skandaleve ku ajo është përfshirë. Si është e mundur, dhe pse pikërisht tani? Pa paralajmërim, pa vërejtje, pa asnjë bazë ligjore”, ka shkruar Gjini në reagimin e tij.

    Ai shton se do të dorëzojnë një kallëzim të ri penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke shtuar se vlerat demokratike në vend po cënohen dhe “fjala e lirë nuk gjen më vend”.

    Vendimi për ndërprerjen e kontratës mban firmën e drejtorit Faruk Mujku dhe është publikuar nga vetë avokati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark