Franca mirëpret njoftimin e Kanadasë për njohjen e Palestinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Franca mirëpret njoftimin e Kanadasë për njohjen e Palestinës

    Insajderi
    31 July 2025 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    qëllimin e saj për të njohur shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator”, thanë burime në Pallatin Elisee pas njoftimeve në Otava.

    Presidenti Emmanuel Macron, vazhduan burimet në Paris, “pati mundësinë të diskutonte sot këtë çështje me kryeministrin kanadez.

    “Ne mezi presim të punojmë me Kanadanë për të ringjallur perspektivën e paqes në rajon. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të inkurajuar të tjerët të bashkohen me këtë moment përpara Asamblesë së Përgjithshme në shtator”, përfunduan burimet.

    Sipas REL, Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney deklaroi se Kanadaja do ta njohë shtetin palestinez në shtator, duke u bërë vendi i tretë i grupit të G7-s që bën një njoftim të tillë në ditët e fundit.

    Carney tha se marrja e këtij vendimi do të varet nga reformat që do të kryhen, përfshirë zotimin e Autoritetit Palestinez që t’i mbajë zgjedhjet e reja vitin e ardhshëm, pa pjesëmarrjen e Hamasit.

    Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark