Punëtorët e KOSTT-it protestojnë për rritje pagash: "Kontributi ynë nuk po vlerësohet" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e KOSTT-it protestojnë për rritje pagash: “Kontributi ynë nuk po vlerësohet”

    Insajderi
    01 August 2025 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët e KOSTT-it kanë dalë sot në protestë para objektit qendror të kësaj kompanie në Prishtinë, për të kërkuar rritje të pagave.

    Protesta, e organizuar nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it, nisi në orën 10:00 dhe u paralajmërua si një protestë paqësore.

    Sipas njoftimit të sindikatës, punëtorët kërkojnë që kërkesa e tyre për rritje të pagave të merret seriozisht, duke theksuar rritjen e kostos së jetesës dhe kontributin e madh që japin në mirëmbajtjen dhe funksionimin e sistemit energjetik të vendit.

    “Punëtorët tanë janë shtylla e sistemit energjetik. Meritë e tyre është stabiliteti dhe siguria energjetike. Megjithatë, pagat e tyre nuk pasqyrojnë as barrën, as përgjegjësinë që mbajnë çdo ditë”, thuhet në reagimin e sindikatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark