Ish-banorja e BBVA surprizon: Gjesti dhe Egli nuk kanë qenë ndonjëherë në lidhje - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-banorja e BBVA surprizon: Gjesti dhe Egli nuk kanë qenë ndonjëherë në lidhje

    Insajderi
    01 August 2025 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Amber, ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me raportin mes Egli Takos dhe Gjestit.

    Në një intervistë të fundit, Amber, e njohur për autenticitetin dhe qëndrimet e hapura, ka mohuar që mes dyshes të ketë pasur ndonjë lidhje romantike.

    “S’ka qenë ndonjëherë lidhje. Jo”, është shprehur ajo.

    Sa i përket marrëdhënies me Eglin, Amber tha se kanë pasur komunikim edhe pas përfundimit të spektaklit, përpara se këngëtarja të niste angazhimet e saj me koncertet.

    Ajo shtoi se ruan një respekt të madh për Eglin dhe raportin e tyre e konsideron miqësor, të bazuar mbi mirëkuptim dhe vlerësim të ndërsjellë.

    “Egli te unë fiton një respekt. Kemi folur edhe pas Big Brother, por tani është shumë e zënë me koncertet”, theksoi Amber.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark