Qeveria në detyrë ndanë 40 mijë euro për familjet e zjarrfikëseve Osmanaj dhe Lima - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria në detyrë ndanë 40 mijë euro për familjet e zjarrfikëseve Osmanaj dhe Lima

    Insajderi
    01 August 2025 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria në detyrë gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim që t’i ndajë 40 mijë euro për familjet e dy zjarrfikësve, Sefadin Osmanaj dhe Kaçun Lima, të cilët humbën jetën në vendin e punës në vitin 2024 – 2025.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se secilës familje do t’i ndahen nga 20 mijë euro.

    “Vetmohimi dhe përkushtimi profesional i zjarrfikësit Sefadin Osmanaj dhe Kaçun Limës ndaj detyrës fisnike të zjarrfikësit do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje të thellë”, ka thënë ai, duke njoftuar për pikat e rendit të ditës.

    Zyrtari i Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë, Sefedin Osmanaj kishte ndërruar jetë në krye të detyrës. Ndërkaq gjatë një intervenimi tjetër vdiq Kaçun Lima, zyrtar i Njësisë së Zjarrfikësve në Gjakovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark