
Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një aheng familjar në fshatin Bellacerkë të komunës së Rahovecit, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri gjatë natës.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 00:20, njësitë patrulluese të Stacionit Policor në Rahovec, gjatë patrullimit të rregullt, kanë dëgjuar të shtëna që dyshohej se vinin nga një shtëpi ku po zhvillohej një dasmë. Policia ka reaguar menjëherë, duke ndërhyrë në vendngjarje dhe identifikuar dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë të moshës madhore.
Gjatë kontrollit, janë sekuestruar dy pistoleta për sinjalizim me zë, secila me nga një karikator, si dhe tri gëzhoja. Rasti është iniciuar në procedurë të rregullt penale, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar.