Vdes oficeri korrektues Fatmir Bicaj – SHKK shpreh ngushëllime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes oficeri korrektues Fatmir Bicaj – SHKK shpreh ngushëllime

    Insajderi
    01 August 2025 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të oficerit korrektues, Fatmir Bicaj. Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bicaj, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tij.

    Në një reagim zyrtar, drejtuesit e SHKK-së kanë vlerësuar lart kontributin e oficerit Bicaj, duke e cilësuar atë si një shembull të ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur ndaj institucioneve të vendit.

    “Fatmiri ishte model i ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur. Kontributi i tij i çmuar do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark