Punëtori i KOSTT-it: Mos na maltretoni, paga na u rrit vetëm 38 euro pas 10 vjetësh pritje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtori i KOSTT-it: Mos na maltretoni, paga na u rrit vetëm 38 euro pas 10 vjetësh pritje

    Insajderi
    01 August 2025 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas protestës së punëtorëve të KOSTT-it, ku u kërkua rritje e pagave për punonjësit, përfaqësuesi i tyre, Riza Kastrati, ka reaguar me tone të ashpra. Ai ka theksuar nevojën për trajtim dinjitoz dhe rritje reale të pagave.

    “Mos na maltretoni! Vetëm 38 euro na është rritur paga vitin e kaluar, pas 10 vitesh pritje. Kjo është tallje me punëtorët që e mbajnë sistemin energjetik funksional,” deklaroi Kastrati.

    Protesta u organizua si shenjë pakënaqësie për kushtet e punës dhe mungesën e dialogut me institucionet përgjegjëse. Punëtorët kërkojnë rritje të pagës bazë dhe më shumë respekt për kontributin që japin në mirëmbajtjen e sistemit energjetik të vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark