
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës vendi do të përfshihet nga mot i kthjellët me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Sipas parashikimeve, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 33°C, ndërsa indeksi i rrezeve UV do të jetë i lartë, ndaj qytetarët këshillohen të respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Parashikimi i motit për fundjavën: E shtunë
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale nga 28 deri në 32°C. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi nga 1 deri në 8 m/s.
E diel
Dita do të karakterizohet nga mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, kurse ato maksimale nga 29 deri në 33°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet më të ulët, prej 1 deri në 3 m/s.