Çiljeta: Prej dy vitesh po përpiqemi për një vajzë, kam një problem hormonal - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Çiljeta: Prej dy vitesh po përpiqemi për një vajzë, kam një problem hormonal

    Insajderi
    01 August 2025 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ka ndarë së fundmi një rrëfim shumë personal dhe të ndjeshëm për dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë e një vajze. Ajo zbuloi se prej dy vitesh është duke u përpjekur për ta sjellë në jetë një vajzë, por për shkak të disa problemeve hormonale, rruga nuk ka qenë e lehtë.

    “Ne kemi dy vjet që po përpiqemi të bëjmë një vajzë. Unë kam një problem hormonal. Do doja shumë ta kisha një vajzë,”- tha ajo me sinqeritet.

    Çiljeta tregoi gjithashtu se disa vite më parë ka kaluar një abort spontan, i cili ka komplikuar disi mundësinë për një shtatzëni tjetër. Megjithatë, ajo nuk ka humbur shpresën dhe vazhdon të jetë nën kujdes mjekësor.

    “Para 2-3 viteve, kur kisha një abort spontan, mu komplikua pak kjo gjëja. Jam vizituar, por të shohim. Kam kohë dhe dy vjet për ta bërë, po ma dha Zoti dhuratë,”- përfundoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark