Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, dhe jo vetëm-Përfundon në gjyq vëllai i deputetit shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, dhe jo vetëm-Përfundon në gjyq vëllai i deputetit shqiptar

    Insajderi
    02 August 2025 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, Armando Ndreca, është dërguar në gjyq nga SPAK, pas përfundimit të hetimeve, pas akuzave për kultivim e trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

    Në hetimet e SPAK thuhet se Armando Ndreca ka pasur rol organizativ në kultivimin dhe shpërndarjen e sasisë prej 243 kilogramë kanabis, gjatë vitit 2020 në zonën e Lezhës.

    Vëllai i ish-deputetit u arrestua në 2024, me dyshimin se ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike. Kjo ndodhi pas zbulimit të një stani të kthyer në shtëpi bari në një fshat të Lezhës.

    Ndreca u lirua nga gjykata pasi nuk kishte prova që vërtetonin përfshirjen e tij në kultivimin e lëndëve narkotike, por në janar të këtij viti u arrestua sërish në kuadër të operacionit “Revanshi”.

    Armando Ndreca u arrestua pasi u zbulua në komunikimet e Sky Ecc për kultivimin e kanabisit. Ndaj tij, Prokuroria e Posaçme ngriti akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve në kuadër të grupit kriminal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark