Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    Insajderi
    02 August 2025 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në një postim në Facebook se qarkullimi i bizneseve në Kosovë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ka arritur në 10.7 miliardë euro – një “rekord”, sipas tij, që përfaqëson një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro.

    Por ky pohim nuk ka kaluar pa reagime.

    Një komentues në postimin e ministrit, ka vënë në dyshim se këto të dhëna pasqyrojnë realisht përmirësim të mirëqenies së qytetarëve. Ai theksoi se rritja e çmimeve ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e qarkullimit, dhe se kjo nuk duhet të prezantohet si sukses ekonomik.

    “Ministër, rritja e çmimeve e rrit edhe qarkullimin – këtë e dinë edhe studentët e vitit të parë të ekonomisë. Sidoqoftë, qarkullimi nuk është tregues i mirëqenies. Na tregoni: me këtë shtrenjtim, a po jeton qytetari më mirë se vitin e kaluar, apo shporta e tij është zvogëluar?”, ishte komenti.

    Ai shtoi se pa rritje reale të prodhimit apo të sasisë së shitjes, rritja e qarkullimit paraqet thjesht një pasqyrim të inflacionit. “Dhe inflacioni nënkupton një gjë të thjeshtë: qytetarët po varfërohen, ndërsa ju e shisni si sukses. Nëse jam gabim, ju lutem më demantoni”, përfundoi ai.

    Ndaj këtij komenti ka reaguar vetë Murati, duke tentuar të japë një shpjegim me një shembull të thjeshtë: kafen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark