Në Kosovë sivjet rreth 1100 raste të reja me kancer - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë sivjet rreth 1100 raste të reja me kancer

    Insajderi
    02 August 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë këtij viti në Kosovë janë regjistruar rreth 1 mijë e 100 raste të reja me kancer, sipas të dhënave të Klinikës së Onkologjisë në QKUK.

    Sipas drejtorit të kësaj klinike, Ilir Kurtishi, kanceri i gjirit vazhdon të jetë forma më e shpeshtë te gratë, me 230 raste të reja të identifikuara vetëm gjatë këtij viti.

    Te meshkujt, sëmundja më e përhapur është kanceri i mushkërive, pasuar nga tumoret e organeve gjenitale.

    “Rreth 1,100 pacientë janë regjistruar për herë të parë me kancer në klinikën tonë. Kanceri i gjirit është më i përhapuri, me rreth 230 raste te gratë. Pas tij vjen kanceri i mushkërive, që dominon te meshkujt, dhe më pas tumoret gjenitale. Këto tri patologji përbëjnë grupin më të madh të sëmundjeve malinje”, ka deklaruar ai.

    Ai thekson se grupmoshat më të prekura mbeten ato mes 50 dhe 60 vjeç, por gjatë dy-tre viteve të fundit është vërejtur një rritje shqetësuese e rasteve edhe nën moshën 50 vjeç.

    “Ka një tendencë në rritje të rasteve te personat nën 50 vjeç, krahasuar me vitet e kaluara. Kjo është një alarm për nevojën e kontrolleve më të shpeshta, sidomos për moshat 30 deri në 50 vjeç, me qëllim të zbulimit të hershëm dhe trajtimeve më efektive,” shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark