Maqedonci me pritje zyrtare për zyrtarin amerikan të Mbrojtjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci me pritje zyrtare për zyrtarin amerikan të Mbrojtjes

    Insajderi
    02 August 2025 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur me nderime të larta shtetërore Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, David A. Baker, në një takim që u fokusua në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Maqedonci tha se diskutimet u zhvilluan në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe në nivel global, duke theksuar përparimin që është bërë nga takimi i fundit, sidomos në fushën e bashkëprodhimit me SHBA-në dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.

    “Me Shtetet e Bashkuara si partnerin tonë të besueshëm, Kosova gëzon një siguri të shtuar dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, si në nivelin rajonal ashtu edhe në atë global” deklaroi Maqedonci.

    Ai shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në nivele edhe më të larta, duke e konsideruar këtë marrëdhënie si thelbësore për zhvillimin strategjik të vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark