Insajderi
Botë

Ky është çmimi tronditës që thuhet se Apple po paguan për tarifat e Trumpit

Insajderi
02 August 2025 - 22:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është çmimi tronditës që thuhet se Apple po paguan për tarifat e Trumpit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Apple mund të jetë gati të paguajë shumë për kompanitë e Initeligjencës ARtificiale, por tashmë po shpenzon shumë për tarifat e TrumpIT.

Gjatë thirrjes së fundit të kompanisë për të ardhurat, CEO i Apple, Tim Cook, tha se shpenzimet për tarifat mund të kalojnë 1.1 miliardë dollarë.

Sipas mediave të huaja, në mars 2025, gjatë thirrjes së mëparshme për të ardhurat, Cook parashikoi se Apple do të shpenzonte 900 milionë dollarë për tarifat.

Në thirrjen e djeshme, ai tha se kompania ka shpenzuar rreth 800 milionë dollarë dhe pret një kosto prej mbi 1 miliard dollarësh në muajt e tjerë.

Tarifat gjithëpërfshirëse të Trumpit prekën praktikisht të gjitha pajisjet Apple të shitura në SHBA.

Sipas Tim Cook, shumica e iPhone-ve të shitur në Amerikë prodhohen në Indi, ndërsa Mac-et, iPad-et dhe Apple Watch-et prodhohen në Vietnam.

Më herët këtë vit, Trump kërcënoi të vendoste një “tarifë prej të paktën 25%” për çdo iPhone që nuk prodhohet në SHBA.

Presidenti prej kohësh e ka shtyrë Apple të zhvendosë një pjesë të prodhimit të saj në SHBA. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark