Zëvendëskryeministri shqiptar kërcënon presidentin e Malit të Zi, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendëskryeministri shqiptar kërcënon presidentin e Malit të Zi, kjo është arsyeja

    Insajderi
    03 August 2025 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka kërcënuar presidentin Jakov Milatoviq, pasi ky i fundit nuk dekretoi ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme.

    Zyra e presidentit të Malit të Zi informon se në mbrëmjen e 1 gushtit, kabineti i Milatoviçit është vënë në lëvizje për të kërkuar shkarkimin e Gjeloshajt, ndërsa mesazhet kërcënuese janë raportuar edhe në Polici.

    Zyra e presidentit vlerëson se arsyeja për kërcënime ka të bëjë me disa çështje gjyqësore, që ka Komuna e Tuzit me një kompani private te quajtur “Plantacionet”, lidhur me llogaritjen të taksës së pasurisë së paluajtshme mbi tokën bujqësore.

    Sipas kabinetit të Milatoviçit, “rolin kryesor në atë proces e ka pasur zëvendëskryeministri aktual, atëherë kryetar i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kundër të cilit kompania Plantacionet ka ngritur kallëzim penal”.

    Mosmarrëveshjet mes të Komunës së Tuzit dhe kompanisë Plantacionet kanë vazhduar me vite.

    Me krijimin e Komunës së Tuzit, një pjesë e mirë e tokave të kompanisë kanë rënë nën territorin e qeverisjes lokale.

    Gjeloshaj është përgjigjur përmes një deklarate, duke thënë se Milatoviç po tenton t’i përdorë akuzat për të tërhequr vëmendjen nga tema kryesore, duke refuzuar të nënshkruajë Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark