Zjarr në një lokal në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, dëme rreth 20 mijë euro- Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr në një lokal në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, dëme rreth 20 mijë euro- Policia jep detaje

    Insajderi
    03 August 2025 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një lokal i gastronomisë është përfshirë nga zjarri pasditen e së dielës në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka thënë se në bazë të dhënave fillestare, zjarri dyshohet të jetë hapur si pasojë e djegies së disa gomave jashtë lokalit.

    Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisê, një pjesë të një lokali tjetër (me dëme të vogla), si dhe një pjesë të një shtëpie përreth”, ka thënë Veseli.

    Zëdhënësi i policies tutje ka bërë të ditur se dëmet vlerësohen të jenë rreth 20 mijë euro dhe se paraprakisht është njoftuar KEDS për të ndërprerë furnizimin me rrymë, me qëllim të parandalimit të rrezikut të mëtejshëm.

    Hetimet lidhur me rastin janë në proces, sipas Veselit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark