Thirrjet raciste kundër shqiptarëve në sallë, reagon Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Thirrjet raciste kundër shqiptarëve në sallë, reagon Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    03 August 2025 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas skandalit të mbrëmshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ka reaguar edhe Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut.

    Nga FBM thanë se distancohen dhe dënojnë sjelljen jo të hijshme “të një pjese të vogël të tifozëve në ndeshjen Maqedoni – Rumani”.

    Sipas Federatës së Basketbollit, veprime të tilla nuk përfaqësojnë frymën, vlerat dhe identitetin e federatës, as nuk pasqyrojnë shumicën e tifozëve, të cilët do të jenë gjithmonë shembull i kulturës dhe mbështetjes sportive.

    “Sloganet nacionaliste, gjuha e urrejtjes dhe nxitja e intolerancës nuk kanë vend në tribuna, as në sport në përgjithësi. Federata u bën thirrje të gjithë tifozëve të përmbahen nga veprime të ngjashme në të ardhmen dhe të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere pozitive, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në stadiume dhe salla”.

    Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje me gjuhë urrejtjeje dhe raciste kundër popullit shqiptar shqiptarëve.

    “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, thërrisnin një pjesë e tifozëve në tribunë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark