
Policia e Kosovës në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Në njoftimin e bërë publik të hënën, policia thotë se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave në fjalë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
“Kërkojmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Informacionet mund të dërgohen përmes: Stacionit më të afërt policor, Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” • E-mail: [email protected] •