Trump sërish thotë se parandaloi luftë mes Kosovës dhe Serbisë: Shpëtuam miliona jetë, do të shpërthente - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trump sërish thotë se parandaloi luftë mes Kosovës dhe Serbisë: Shpëtuam miliona jetë, do të shpërthente

    Insajderi
    04 August 2025 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur sërish për angazhimin e tij në parandalimin e luftërave.

    Ai në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, përmendi edhe shpërthimin e mundshëm të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

    Trump tha se kanë arritur të shpëtojnë miliona jetë.

    “Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente”, deklaroi Trump.

    I pari i Shtëpisë së Bardhë tash e një kohë goxha shpesh e ka folur rreth prandalimit të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark