Krasniqi reagon pas koreve kundër shqiptarëve: Përgjegjësinë për këtë klimë anti-shqiptare e ka kryeministri në ikje i Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi reagon pas koreve kundër shqiptarëve: Përgjegjësinë për këtë klimë anti-shqiptare e ka kryeministri në ikje i Kosovës

    Insajderi
    04 August 2025 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë,, një pjesë e tifozëve të pranishëm në sallë shpërthyen me kore anti-shqiptare.

    Lidhur me këtë çështje pati shumë reagime. Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se përgjegjësinë morale dhe politike për klimën anti-shqiptare e mban edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, sepse heshtja konsiderohet miratim. Ashtu si një tjetër heshtje që po bëhet gjithnjë e më zhurmshme: ajo e Kryeministrit në ikje të Kosovës, që si kumbara i kësaj qeverie në Shkup, mban përgjegjësi morale dhe politike për këtë klimë anti-shqiptare që po thellohet dita-ditës“, ka shkruar Krasniqi.

    “Dinjiteti dhe mirëqenia e çdo komuniteti nuk janë të negociueshme. Heshtja përballë gjuhës fashiste është qëndrim – andej dhe këndej kufirit! Shqiptarët kanë bërë shumë për këtë shtet, dhe nuk do të lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më”, thuhet më tej në postimin e tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark