Tragjedi në Greqi: Një 55-vjeçar shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në Greqi: Një 55-vjeçar shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza

    Insajderi
    04 August 2025 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 55-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Greqi, ditën e sotme, më 4 gusht.

    Ai ishte raportuar i zhdukur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa disa orë më pas u zbulua pa shenja jete në një rezervuar ujërash të zeza në zonën Dafnes, Heraklion.

    Sipas mediave greke, trupi i pajetë u nxor nga ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendin e ngjarjes.

    Operacioni i pompimit të ujërave të zeza u ndërmor pas dyshimeve se një shtetas shqiptar mund të kishte rënë në rezervuar.

    55-vjeçari ishte raportuar i zhdukur në mëngjes, çka mobilizoi autoritetet për kërkime intensive në zonë, raporton Abcnewsalbania.

    Shkaqet e sakta të vdekjes janë ende nën hetim, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjekoligjore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike. Autoritetet kompetente po vijojnë hetimet paraprake.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark