Gjendet i vdekur një 64 vjeçar në Cërnicë të Gjilanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një 64 vjeçar në Cërnicë të Gjilanit

    Insajderi
    04 August 2025 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë, 64-vjeçar, është gjetur i vdekur në oborrin e tij në fshatin Cërnicë të Komunës së Gjilanit.

    Për këtë rast Policia është njoftuar të hënën rreth orës 08:00.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje.

    “Njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje”, ka theksuar Hashani.

    Ai ka thënë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Hetimet rreth këtij rasti i cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ janë duke vazhduar”, ka theksuar Hashani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark