Peci mbështet qumështoren “Aldi”, jogurtin e së cilës AUV e kishte larguar nga tregu për cilësi të dobët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci mbështet qumështoren “Aldi”, jogurtin e së cilës AUV e kishte larguar nga tregu për cilësi të dobët

    Insajderi
    04 August 2025 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar qumështoren “ALDI” e biznesmenit Gani Durmishaj, produkti i së cilës ishte cilësuar me cilësi të pakënaqshme nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinarisë duke e obliguar të largoj nga tregu.

    Sipas vendimit që posedon Gazeta Insajderi, AUV ka gjetur tek qumështorja “ALDI” jogurt 180 ml që ka rezultuar i cilësisë së pakënaqshme.

    Qumështores “ALDI” i ishte kërkuar që ta tërhiqte këtë produkt nga tregu dhe të bëjë asgjësimin e tij.

    Pavarësisht kësaj, ministri Peci e ka vlerësuar kompanisë për kapacitetin e prodhimit e po ashtu ka bërë të ditur se qumështorja ka marrë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark