Deputeti i LDK-së: Albin Kurti në çdo periudhë të Kosovës ka qenë kundërshtues i proceseve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Albin Kurti në çdo periudhë të Kosovës ka qenë kundërshtues i proceseve

    Insajderi
    04 August 2025 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në çdo periudhë të Kosovës ka qenë kundërshtues i proceseve, madje edhe kundërshtar i Rambujesë.

    Ai potencoi se Kurti nuk ka qenë kundër Pavarësisë së Kosovës, por kundër procesit që është ndërtuar në procesin e pavarësisë.

    Xhaferi e përmendi edhe kur Kurti e quante flamurin e Kosovës “lara, lara”.

    ”Roli i liderit ka rol të rëndësishëm edhe në proces të shtetndërtimit edhe zhvillimor, varet se çfarë kahje merr a pozitive a negative, në histori njohim lider që kanë bashku procese, e kemi presidentin Rugova, në vitet e 90’ta e bashkoi komplet popullin për procese shumë të rëndësishme. E kemi edhe zonjën Merkel që ka qenë lidere”.

    “Por kemi edhe lider e individ që njihen për negativitet si Adolf Hitler që në periudhat e Luftës së Dytë Botërore dihet se çfarë situate kanë përjetu shtetet Evropiane edhe më tutje, por edhe e kemi në Shqipëri edhe Enver Hoxhën”, tha ai në DPT Fidani.

    Sipas Xhaferit, problemi kryesor në Kosovë është mendësia politike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark