Peggy Gou e befasuar me Kosovën: Wow, çfarë publiku! - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Peggy Gou e befasuar me Kosovën: Wow, çfarë publiku!

    Insajderi
    04 August 2025 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Peggy Gou ishte ndër DJ-të më të njohur ndërkombëtarë që performoi para mijëra spektatorëve në edicionin e sivjetëm të Festivalit Sunny Hill në Prishtinë.

    Kompozitorja e hitit “Na Na Na” duket se është larguar me përshtypje të jashtëzakonshme për Kosovën e po ashtu edhe për publikun entuziast, të cilit i dhuroi një performancë spektakolare.

    Menjëherë pas përfundimit të festivalit, Peggy Gou ndau emocionet e saj në rrjetet sociale, duke veçuar Kosovën dhe eksperiencën unike që përjetoi në Sunny Hill. Artistja koreano-jugore u shpreh e mahnitur me publikun dhe atmosferën.

    “Kosovë, wow! @sunnyhillfestival ❤️ është hera ime e parë këtu – çfarë publiku! Faleminderit që vallëzuat në shi, dhe faleminderit familjes Lipa për ftesën!” – shkroi ajo, duke ndarë disa nga përshtypjet më të bukura nga festivali.

    Sunny Hill Festival mbylli me sukses edicionin e këtij viti, duke sjellë emra të mëdhenj të muzikës botërore si Shawn Mendes, Fatboy Slim, Anyma dhe Mochakk.

    Foto: Peggy Gou /Instagram

    Në natën hapëse, Dua Lipa, bashkëthemeluese e festivalit, ndezi atmosferën me një performancë madhështore, duke e kthyer ngjarjen në një festë të paharrueshme për publikun vendas dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/

    Foto: Peggy Gou /Instagram


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark