Gjendet i groposur një trup i pajetë në fshatin Baicë të Lipjanit, dyshohet për vrasje të rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i groposur një trup i pajetë në fshatin Baicë të Lipjanit, dyshohet për vrasje të rëndë

    Insajderi
    04 August 2025 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një trup i pajetë, ende i paidentifikuar, është gjetur i groposur sot në mesditë në fshatin Baicë të komunës së Lipjanit.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti po hetohet si vrasje e rëndë.

    “Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale. Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, tha Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark