Identifikohet trupi i pajetë që u gjet i varrosur në Lipjan, ishte raportuar i zhdukur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikohet trupi i pajetë që u gjet i varrosur në Lipjan, ishte raportuar i zhdukur

    Insajderi
    04 August 2025 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se një trup i pajetë është gjetur i groposur në fshatin Baicë të Lipjanit.

    Mediat lokale raporojnë se trupi është i Enver Bajraktarit, i cili u raportua i zhdukur ditën e dielë, shkruan Insajderi.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti po hetohet si vrasje e rëndë.

    “Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale. Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, tha Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark