Rrahje mes pesë personave në Gjakovë, plagoset njëri prej tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje mes pesë personave në Gjakovë, plagoset njëri prej tyre

    Insajderi
    05 August 2025 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona (tre prej tyre me nënshtetësi gjermane), janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht mes vete. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në Gjakovë.

    Në këtë ngjarje është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë njëri prej tyre është plagosur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

    Arma e zjarrit e përdorur në rast me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen.

    Rasti po hetohet si “vrasje në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark